Ballina Lajme Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, ka garantuar banorët e njësisë administrative të...

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, ka garantuar banorët e njësisë administrative të Portëzës për më shumë investime nga buxhetit 2023. Balla: Portëza, pjesa lindore e qytetit të Fierit.

3

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit Taulant Balla dhe kryebashkiaku Armando Subashi ka qenë në njësinë administrative të Portëzës ku kanë bërë një pasqyrë të punës së këtij mandati, por edhe investimet që do të kryhen nga buxhetit i vitit të ardhshëm.

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë së Portëzës që rruga e nisur e investimeve nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë. Sipas Subashit buxheti i vitit 2023 do të shënojë një përmbushje të mëtejshme të kërkesave dhe nevojave të fshatrave në njësinë Portëz. Edhe pse viti i ardhshëm do të jetë një vit zgjedhor ai garantoi se puna do të vazhdohet edhe me ritmet.

Kryebashkiaku Subashi e ka fokusuar fjalën e tij në disa pika kryesore, që sipas tij janë me rëndësi jetike për këtë njësi administrative. Ai ka përmendur investimin në rrugën Mbyet-Kraps që nga gjendja e saj e mjeruar banorët e kësaj zone bojkotuan zgjedhjet e vitit 2009. Ndërsa sot ka pohuar Subashi investimi i infrastrukturës rrugore është shtrirë dhe në brendësi të fshatrave të njësisë.

Në pamundësi për shtrim me asfalt një pjesë e tyre janë shtruar me rërë bituminoze. Këto investime nuk janë parë thjesht si indikacione për përmirësimin e jetës së banorëve, por edhe nxitjes së biznesit dhe daljes së prodhimeve në treg. Një kolona e dytë ku është përqendruar Subashi kishte të bënte me investimet në kopshtet, shkollat, çerdhet dhe qendrat shëndetësore.

Në shkolla çdo vit në korrik-gusht bëhen ndërhyrje për të siguruar mësim normal në shtator, ka përmendur ai. E njëjta gjë ndodh dhe me qendrat shëndetësore që nuk lihen jashtë vëmendjes së bashkisë, por edhe mjeku dhe infermieri duhet të jenë kurdoherë në shërbim të banorëve.

Kolona e tretë ka qenë e lidhur me investimet në kanalet vaditëse dhe kulluese, duke trashëguar nga e kaluara mungesë të theksuar të investimeve në këtë drejtim. Sot janë rreth nëntë eksavatorë që kryejnë shërbime në këto kanale. Kolona e katër ka qenë e lidhur me shërbimet si pastrimi i mbetjeve urbane, transporti publik, ndriçimi publik në qendër dhe në fshatra.

Subashi ka përmendur në këtë drejtim vendosjen e 3000 ndriçueseve me panele diellorë dhe 3500 me energji elektrike. Ndërkohë që parashikohet dhe vendosja e 1500 ndriçuesve me diell dhe 1000 me energji elektrike. Ky investim ka pohuar Subashi do të quhet i përfunduar kur të shkojë ndriçimi në shtëpinë e fundit të fshatit.

Në fjalën ë tij janë përmendur arritjet në drejtim të transportit publik dhe mirëmbajtjes së varrezave publike. Ai pa pohuar se do të përsosen arritjet dhe do të vazhdohet të bëhet më shumë. I pranishëm në këtë takim përfaqësues politik, deputeti Taulant Balla ka përmendur punët e mira që janë bërë në këtë njësi në kudër të projektit të Rilindjes Urbane.

Por ai ka pranuar edhe disa mangësi që i kushtojnë aspektit të investimeve në këtë njësi që lidhet me gjendjen e titujve të pronësisë të banesave, tokave dhe shërbimeve. Ai theksoi që kjo zonë ka një pasuri të madhe, ekziston një kapital në toka e në shtëpi, por nuk kapitalizohen dot pasi mungon certifikata e pronësisë.

Ai ka kërkuar që pas procesit të legalizimeve të kryhet edhe regjistrimi dhe shpërndarja e titujve të pronësisë. Sipas Ballës me potencialin që ka dhe me afërsinë me qytetin e Fierit, Portëza duhet të quhet pjesa lindore e qytetit të Fierit./Tv Kombi/