Ballina Lajme Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë administrative të...

Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë administrative të Cakranit se rruga e zhvillimit do të vazhdojë më tej.

1

Në kuadër të takimeve që po zhvillohen në të gjitha njësite administrative të Fierit për prezantim të buxhetit 2023 stacioni i radhës për drejtuesin politik të qarkut të Fierit Taulant Balla dhe kryebashkiakut Armando Subashi ka qenë ajo e njësisë së Cakranit.

Kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka garantuar banorët e njësisë së Cakranit që rruga e nisur e investimeve nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë. Sipas Subashit buxheti i vitit 2023 do të shënojë një përmbushje mëtejshme të kërkesave dhe nevojave të fshatrave në njësinë Cakran. Edhe pse viti i ardhshëm do të jetë një viti zgjedhor ai garantoi se puna do të vazhdojmë me të njëjtat ritme.

Duke kujtuar rrugën e nisur së bashku që në vitin 2015 Subashi ka përmendur që problematika e shprehur nga vetë banorët në atë kohë ishte e përmbledhur në disa pika kryesore si: infrastrukura rrugore, uji i pijshëm, pastrimi i mjediseve nga mbetjet urbane kanalizimet e ujërave të zeza, shkollave apo edhe qendrave shëndetësore.

Sot, ka pohuar Subashi, kemi përmirësuar në mënyrë të ndjeshme situatën e gjetur dhe jemi të bindur që këto ndryshme janë të prekshme e do të shtrihen akoma më tej. Ai është ndalur në investimet që bashkia e Fierit ka kryer në këtë njësi administrative ku përveç infrastrukturës rrugore, kanalizimeve të vaditjes dhe kullimit, rëndësi i është kushtuar elementëve më jetësore të banorëve siç është transporti urban ku nga 85 fshatra që ka bashkia në 80% e tyre funksionon ky transport apo edhe mirëmbajtja dhe rrethimi i varrezave.

Kreu i Bashkisë së Fierit i ka kushtuar rëndësi dhe përmirësimit të situatës së pastrimit duke kërkuar bashkëpunimin e komunitetit duke sjellë shembuj të mirë të fshatrave të bashkisë në këtë drejtim. I pranishëm në këtë takim përfaqësuesit politike deputetit Taulant Balla ka përmendur punët e mira që janë bërë në këtë njësi në kudër të projektit të Rilindjes Urbane.

Ai është ndalur në investimin në qendër të Cakranit e cila po kryhet nga punonjësit e ndërmarrjes publike duke eliminuar abuzimet dhe humbjet financiare që mund të bëheshin nga tenderimet. Këto punime kryhen nga ndërmarrja e punëve publike për të cilën u premtua zgjerimi me fuqi punëtore edhe nga kjo njësi. Balla është ndalur në çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm duke pohuar faktin se PS nga qeverisja e mëparshme ka trashëguar një gjendje të rëndë në çdo sistem.

Ndërkaq ka përmendur situatën e sigurimeve që në vitin 2013 rrezikonte marrjen e pensioneve. Futja e mijëra punonjësve në këtë skemë ka bërë të mundur që sot kjo skemë të jetë e siguruar. Ai ashtu si edhe kryebashkiaku Subashi ka premtuar dhe siguruar që nga buxheti i vitit 2013, por jo vetëm, do të ketë më shumë investime, më shumë të ardhura për qytetarët.

Balla ka parashtruar edhe situatën konkrete ku inflacioni i luftës ndikoi në xhepat e qytetarëve, por qeveria, përmes masave të marra, ka arritur t’i vijë në ndihmë të gjitha shtresave të shoqërisë./Tv Kombi/