tvkombi
tvkombi

Kryebashkiaku Armando Subashi plotëson ambiciet e tij drejtuese në krijimin e kushteve sa më bashkëkohore për fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Angazhohen të rinjtë edhe në aktivitete të institucionalizuara.

Vendi

Publikuar ne:13:50 - 28/12/2022

Kryebashkiaku Armando Subashi plotëson ambiciet e tij drejtuese në krijimin e kushteve sa më bashkëkohore për fëmijët e Qendra Kulturore të Fëmijëve. Angazhohen të rinjtë enë aktivitete të institucionalizuara.

Qendra Kulturore e Fëmijëve në qytetit e Fierit prej vitesh ka qenë një qendër në të cilën jam formuar dhe kanë marrë rrugën e artit dhe zhvillimin e çdo pasioni të fëmijëve të sistemi nëntëvjeçar. E veçanta e kësaj qendër është pasi bashkia e Fierit duke e pasur si një pikë të rëndësishme për edukimin dhe nxitjen e talenteve ka kryer një rikonstruksion të jashtëm dhe të brendshëm të mjediseve të saj.

Në këtë mënyrë fëmijët ushtrojnë një aktivitet tërësisht në kushte bashkëkohore duke plotësuar interesat e saj. Ngritja e Qendrës së Aktiviteteve Kulturore në Fier solli ndryshime rrënjësore në jetën kulturore të qytetit. Kjo për faktin se të rinj të grupmoshave të ndryshme, gati çdo ditë marrin pjesë në aktivitetet që zhvillohen nga kjo qendër kulturore.

Takimet realizohen në formën e bashkëbisedimeve. Trajnimet dhe kurset kanë sjellë fryte më vete. Qendra kulturore publike e fëmijëve “Llambi Bego” është një qendër që promovon artet, sportet dhe shkencën nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore për fëmijët e qytetit të Fierit.

Qendra u ofron fëmijëve një larmishmëri rrethe jashtëshkollore, përgjatë 6 ditëve të javës, me një kohëzgjatje prej afërsisht 2 orësh në ditë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve qendra ka si qëllim të ndihmojë fëmijët të krijojnë besimin në vetvete, të rrisin aftësitë e tyre sociale, të mësojnë aftësi sportive si dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të menaxhimit të kohës./Tv Kombi/

Ju sugjerojmë