Ballina Vendi Kryebashkiaku Armando Subashi përmes një galerie fotografike ka përcjellë sot në 8...

Kryebashkiaku Armando Subashi përmes një galerie fotografike ka përcjellë sot në 8 dhjetor përkushtimin e bashkisë së Fierit ndaj të rinjve.

1

Në ditën e rinisë kryebashkiaku Armando Subashi përmes një fotomontazhi nga përfshirja e të rinjve të bashkisë së Fierit në takime dhe aktivitete të ndryshme, ka përcjellë në këtë mënyrë urimin e tij për të gjithë të reja dhe të rinjtë e kësaj bashkie.

Dita Kombëtare e Rinisë festohet prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë datë, e shpallur si festë kombëtare, përkujtohet me nderim akti i studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Edhe bashkia e Fierit ka pasur të hartuara dhe zbaton një sërë politikash në mbështetje të të rinjve dhe të reja duke ndihmuar ata në vënien në jetë të projekteve të tyre. Aktualisht potenciali i këtij brezi në bashkinë e Fierit është tepër i lartë duke u cilësuar si pjesë përbërëse e një pasurie me vlerë për të ardhmen e vendit tonë./Tv Kombi/