Ballina Sport Kryebashkiaku Armando Subashi përcjell emocionet nga kampionati i volejbollit të shkollave të...

Kryebashkiaku Armando Subashi përcjell emocionet nga kampionati i volejbollit të shkollave të mesme. “Petro Sota” dhe “Numani” fitues.

1

Është zhvilluar sot finalja e kampionatit të volejbollit të shkollave të mesme të Fierit. Kreu i bashkisë Armando Subashi ka shprehur kënaqësinë e të qenit i pranishëm mes dhjetra të rinjve, emocionet dhe shpirtin e garës në finalen e kampionatit të volejbollit për shkollat e mesme.

Ai ka vlerësuar dhe e ka quajtur fantastike pjesëmarrja e 200 të rinjve në këtë garë të bukur sportive. Në kampionatin e volejbollit midis shkollave të mesme të bashkisë Fier që ka përfunduar sot nuk kanë munguar fryma e garës së fortë dhe të pastër sportive.

Vendin e parë për r djem e meritoi shkolla e mesme “Petro Sota” ndërsa për femra vendi parë në këtë kampionatë e zuri shkolla “Numani”./Tv Kombi/