Ballina Vendi Kryebashkiaku Armando Subashi në lidhje të ngushtë me të rinjtë e bashkisë...

Kryebashkiaku Armando Subashi në lidhje të ngushtë me të rinjtë e bashkisë së Fierit me politikat e tij të mirëstudiuara në dobi të tyre.

3

Të rinjtë kanë zënë një vend të caktuar dhe shumë të ndjeshëm në politikat e kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi gjatë dy mandateve të qeverisjes së tij, ndërkohë që synimet dhe ambiciet në këtë drejtim janë akoma dhe më të lartë për ditët në vijim Të rinjtë fierakë në të gjithë bashkinë e Fierit kanë qenë të përfshirë në takime dhe aktivitete të ndryshmet të organizuar me synimin e vetëm atë të edukimit, formimit dhe ngritjes intelektuale të tyre në fusha të ndryshme. Thuaj të gjitha iniciativat rinore kanë njohur një mbështetje të fortë nga ana e bashkisë së Fierit, ndërkohë që drejtoritë përkatëse të saj si ajo e artit dhe kulturës, ajo e zyrës arsimore, por edhe qendrat sportive kanë pasur të hartuara dhe zbatojnë një sërë politikash në mbështetje të të rinjve dhe të reja.

Ndërkohë që Qendra Kulturore e Fëmijëve në qytetit e Fierit prej vitesh ka qenë një qendër në të cilën jam formuar dhe kanë marrë rrugën e artit dhe zhvillimin e çdo pasioni të fëmijëve të sistemi nëntëvjeçar. Ngritja e Qendrës së Aktiviteteve Kulturore në Fier solli ndryshime rrënjësore në jetën kulturore të qytetit. Kjo për faktin se të rinj të grupmoshave të ndryshme, gati çdo ditë marrin pjesë në aktivitetet që zhvillohen nga kjo qendër kulturore.

Takimet realizohen në formën e bashkëbisedimeve kurse trajnimet dhe kurset kanë sjellë fryte më vete. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve qendra ka si qëllim të ndihmojë fëmijët të krijojnë besimin në vetvete, të rrisin aftësitë e tyre sociale, të mësojnë aftësi sportive si dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të menaxhimit të kohës. Mes shumë ambicieve të tij kryebashkiaku Subashi shikon ndërtimin e 10 fushave sportive në dobi të edukimit sportiv të të rinjve fierakë.

Aktualisht potenciali i këtij brezi në bashkinë e Fierit është tepër i lartë duke u cilësuar si pjesë përbërëse e një pasurie me vlerë për të ardhmen e vendit tonë. Një nga aktivitetet e fundit që bashkia mbështeti fuqishëm dhe solli ngjyra dhe plot emocione ishte aji në kuadër të ditës së të dashuruarve i titulluar “Kërcim dashurie 2023”

./Tv Kombi/