Ballina Lajme Kriza energjitike/ BE do të jap 80 milionë euro për Shqipërinë

Kriza energjitike/ BE do të jap 80 milionë euro për Shqipërinë

1

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen prezantoi paketën prej 80 milion eurosh që unioni ka caktuar për t’i akorduar Shqipërisë për të përballuar krizën energjitike.

Këto fonde do të vijnë në drejtim të Shqipërisë, në formën e granteve.

Von der Leyen tha më pas, se pas muajit janar, do të jepen të tjera para. Plot 500 milionë euro në grante për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Më herët në një postim në rrjetet sociale, shefja e KE, shkroi se Shqipëria është një ndër vendet e prekura nga lufta energjitike e Rusisë. Dhe, për këtë arsye BE i ka caktuar 80 milionë euro për të përballuar nevojat imediate.

“Fatmirësisht Shqipëria nuk ka fare varësi nga gazi rus, kjo për shkak të varësisë suaj nga sistemi hidrik. Por ndikimi vjen dhe në Shqipëri. Ne në BE kemi vendosur që e vetmja përgjigje që mund të japim është nëpërmjet unitetit dhe solidaritetit. Mbështetje të drejtpërdrejt buxhetore për të ndihmuar në zbutjen e çmimeve. Do të jenë 80 mln euro në grante. Ju keni një sistem për të ndihmuar familjet, por edhe bizneset e vogla. Pjesa e dytë ka të bëjë jo me mbështetjen e menjëhershme, por që do të vijë pas janarit, për energjinë, 500 mln euro në grante për të investuar në infrastrukturën energjetike”, deklaroi Von Der Leyen gjatë konferencës me Edi Ramën.