Ballina Lajme Kriza energjetike/ Vjen në portin e Vlorës një nga anijet që do...

Kriza energjetike/ Vjen në portin e Vlorës një nga anijet që do prodhojë energji elektrike

1

Një nga anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës. Shqipëria ka marrë me qera dy anije që prodhojnë energji elektrike, për të përmbushur 15% të kërkesës së vendit për energji.  Anija speciale do të qendrojë në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Këto anije janë marrë me anë të një marrëveshje 2-vjeçare të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.