Ballina Vendi Kriza energjetike, Rama: Do përballemi me mungesa si në 1974 kur Shqipëria...

Kriza energjetike, Rama: Do përballemi me mungesa si në 1974 kur Shqipëria s’ishte pjesë e botës, por e bunkerëve

1

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij solli në vëmendje njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, ku thuhej se bota do të përballet me mungesa dhe se ky është problemi kryesor, jo shtrenjtimi.

Rama iu referua krizës së 1974 kur Shqipëria sipas tij nuk ishte pjesë e botës, por e bunkierëve.”Agjencia ndërkombëtare e energjisë kishte dal me një lajm që s’është pozitiv, por që konfirmon atë që kemi thënë disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim dhe kaq sa duket, sepse ndërkohë që ne diskutojmë çmimet këtu, rreziku me naftën dhe energjinë është mungesa. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë zyrtarisht ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madhtë energjisë në dekada. Ajo që i referohen 1974, ne s’ishim pjesë e botës, ishim në bunkier, por bota ka përballuar një krizë shumë të madhe të naftës. Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë. Por i kemi mbajtur që mos të na hidhen në fut. Është problem kur njeriu nuk do të pranojë faktet, është problem. ” , tha Rama.