Ballina Vendi Kriza ekonomike dhe gripi i shpendeve rrisin serish cmimin e vezve ne...

Kriza ekonomike dhe gripi i shpendeve rrisin serish cmimin e vezve ne treg

1

Rritet çmimi i vezëve në treg. Një kokërr vezë tashmë kushton 24 lekë ose 14% më shumë në krahasim me javën e kaluar,

Arsyeja e shtrenjtimit të vezëve mendohet se është përgjysmimi i prodhimit ditor për shkak të ngrordhjes të pulave nga influenca aviare, sipas operatorëve prodhues të vezëve.

Përhapja e semundjes pritet të sjellë rritje tjetër të çmimit, deri në rrezikimin e shpërndarjes të produktit në treg.

Prodhimi në ferma përpara virusit ishte 1,350,000 vezë/ditë.

Aktualisht prodhohen 720,000 vezë/ditë apo rreth 50% më pak. Për të amortizuar rënien e prodhimit, kompanitë thanë se do të fillojnë import vezësh nga vendet e BE nga fermat e licensuara. Por sipas tyre çmimi do të ngelet i lartë, pasi në BE veza është më shtrenjtë, rreth 0,18 euro për kokërr. Operatorët theksojnë se nuk ka vend për panik, pasi përhapja e influencës aviare nuk prek konsumatorin.