Ballina Bota Krimi qe tronditi Italine/ E lumtur duke vrapuar, momentet e fundit të...

    Krimi qe tronditi Italine/ E lumtur duke vrapuar, momentet e fundit të vogëlushes që u vra nga e ëma, çfarë thonë hetuesit për krimin në Itali

    1
    6752769 14123532 Martina Patti Chi E Madre Elena Del Pozzo

    Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga krimi horror në Itali, ku 23-vjeçarja Martina Patti, vrau me thikë vajzën e saj 5-vjeçare.

    Mediet italiane kanë publikuar pamje të tmerrshme nga vendi ku u gjet e masakruar vogëlushja, ku siç shihet familjarët kanë vënë edhe një kukull dhe një buqetë me lule.

    Ndërkohë, për hetuesit ekziston një hipotezë dhe ajo është xhelozia. Pra dyshohet se Martina Pati ishte xheloze se vajza e saj ishte lidhur emocionalisht me partneren e re të ish-bashkëshortit të saj

    “Ai nuk toleronte që vajza e saj të bëhej e dashur me të”, thanë hetuesit sipas Tgcom.

    Ndërkohë, në pamjet e reja të publikuara sot nga mediet fqinje, shihen edhe momentet e fundit të vogëlushes gjallë, teksa përqafon dikë te kopshti.

    Polica e gjeti trupin e vogëlushes në një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte më parë gruaja me ish-partnerin dhe babanë e fëmijës, Alessandro Nicodemo Del Pozzo, 24 vjeç.

    Elena Del Pozzo u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Nëna e vogëlushes ka rrëfyer se ku ishte trupi i fëmijës, pas presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit. Më vonë, ajo ka pranuar se e ka vrarë atë me thikë në banesë.