Ballina Bota Krimi, që tronditi Italin/ 5-vjeçarja e zhdukur në Katania u gjet e...

    Krimi, që tronditi Italin/ 5-vjeçarja e zhdukur në Katania u gjet e groposur, nëna dhe babai i vogëlushes jetonin të ndarë

    1
    090501912 Ee7927f4 5c6b 4fad 80e9 29686caafb9a

    Është gjetur trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo. Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit. Karabinierët e Katanias shkuan në vendngjarje, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin, babain e vajzës.

    Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro, i cili ka shpjeguar: “Po mbledhim deklaratat e saj”.

    Çifti nuk ishin bashkë prej disa kohësh

    Babai dhe nëna e vajzës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Burri i dëshpëruar shkoi me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros, vetëm pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.

    Hetimet dhe autopsia janë duke u zhvilluar ende nga departamenti shkencor.