Ballina Bota Krimi qe tronditi Greqine/Babis Anagnostopoulos, pasi vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare...

    Krimi qe tronditi Greqine/Babis Anagnostopoulos, pasi vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Krauts, del sot para gjykates

    1

    Babis Anagnostopoulos, ish- piloti grek i cili tronditi Greqinë, pasi vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline Krauts në sy të foshnjës dhe u përpoq që të fshihte krimin, do të dalë sot para gjykatës, ku do të japë sqarime. Ngjarja, u regjistrua në maj të vitit të kaluar në shtëpinë e çiftit, në Glyka Nera të Athinës.

    Vrasësi ka mbërritur në gjykatë pak para orës 8:30 të mëngjesit të sotëm, i shoqëruar nga forca të forta policie dhe me jelek antiplumb dhe pranga. Vrasja tronditëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 11 maji 2021 në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera.

    Gjyqi, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave britanike. Madje, babai i vajzës në një intervistë të dhënë për gazetën “Daily Mail” ka shprehur zemërimin dhe mllefin e tij për të akuzuarin. Me nisjen e procedimit të sotëm, nuk përjashtohet që pala mbrojtëse e të pandehurit 33-vjeçar të kërkojë gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo që nëse do të paraqitet do të shqyrtohet nga gjykata.

    32- vjeçari, Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke e sajuar si një grabitje. Në gjykatë më herët Anagnostopoulos pretendoi se sjellja agresive e Caroline e kishte çuar atë ta vriste dhe se ai e humbi durimin kur ajo i kërkoi të largohej nga shtëpia