Ballina Lajme Krim makabër në familjen shqiptare në Itali, 70-vjeçarja copëtoi bashkëshortin me...

Krim makabër në familjen shqiptare në Itali, 70-vjeçarja copëtoi bashkëshortin me sëpatë pas sherrit. Kafka ende nuk gjendet

1

Policia arrestoi të hënën gruan 70-vjeçare të një shqiptari 72-vjeçar, trupi i copëtuar i të cilit u gjet në një kanal në veri të Italisë muajin e kaluar.

Gruaja, Nadire Kurti, u arrestua me dyshimin se ka vrarë dhe copëtuar trupin e pensionistit Shefki Kurti pranë Rovigos në Veneto.

Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) midis 28 korrikut dhe 31 korrikut.

Gruaja ka rrëfyer për vrasjen dhe copëtimin e burrit të saj. Ajo është nën arrest dhe është me roje në një spital psikiatrik në qytetin jugor të Venetos.

Trupi i Kurtit u gjet në disa copa: fillimisht një këmbë, më pas busti dhe krahët; dhe në fund këmbën e humbur. Kafka e tij ende mungon.

Mediat italiane kanë publikuar edhe rrëfimin që ka bërë gruaja 70-vjeçare para hetuesve. Ajo është shprehur: Po. Unë e vrava atë. E vrava më sëpatë. Më pas e tërhoqa në tualet dhe e copëtova me sëpatë. Trupin e ndava në qese mbeturinash dhe më pas e hodha në kanalin pranë Rovigos.

Shkak i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet se ishte bërë një sherr mes çiftit, natën që ndodhi krimi. Sherri në fjalë është hedhur si dyshim edhe nga familjarët e të ndjerit të cilët kanë bërë dhe dënoncimin, për zhdukjen e tij.

Mediat italiane, raportojnë se E akuzuara ishte shtruar në spital më 12 gusht për çrregullim të personalitetit deluzional.

Historia filloi mëngjesin e 28 korrikut, kur, pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën një këmbë njeriu. Në të njëjtën ditë, më tej në rrjedhën e sipërme të ujit, pikërisht në Lendinarë, janë gjetur dy thasë. Brenda ishin koka dhe busti i një burri. Zbulimi i tretë ndodh pasditen e së njëjtës ditë.

Në Villanova del Ghebbo, jo shumë larg vendit ku u gjet këmba, gjenden dy krahë në dy çanta të tjera. Tri ditë më vonë, më 31 korrik dhe përsëri në Adigetto midis Lendinarës dhe Villanovës, u gjet edhe këmba tjetër.

Pensionisti 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.