Ballina Vendi Krim makabër në familjen italiane. I riu masakron të atin, lajmëron policinë...

Krim makabër në familjen italiane. I riu masakron të atin, lajmëron policinë pasi i copëtoi trupin

1

Një krim haluçinant ka ndodhur në Itali. Gianluca Loprete, 19 vjeç, vrau mëngjesin e sotëm vrau babanë e tij Antonio, Loprete 57 vjeç, drejtor i bankës ‘Bpm’.

Babë e bir jetonin në Sesto San Giovanni në periferi të Milanos.

Mediat italiane tregojnë aktin barbar të riut i cili e preu trupin e babait të tij copë-copë me një urrejtje të pashpjegueshme.

Vetë djali thirri policinë dhe rrëfeu vrasjen e tmerrshme.

Pasi e vrau, djali i cili prej disa kohësh po trajtohej për probleme psikiatrike, e bëri copë-copë trupin e babait të tij para se të telefononte në 112. “Ia kishte prerë kokën”, tha një nga fqinjët për ANSA.

I riu student u arrestua për vrasje do të transferohet në burgun e Monzas.

Rreth orës 9 të mëngjesit, karabinierët mbërritën në banesën në via Saint Denis, ku jetonin të dy së bashku, ku gjetën 19-vjeçarin në gjendje shoku dhe kufomën e babait të tij, 57 vjeç, në dhomën e gjumit.