Ballina Bota Krijesa e paidentifikuar ‘aliene’ del në brigjet e plazhit australian Foto

    Krijesa e paidentifikuar ‘aliene’ del në brigjet e plazhit australian Foto

    1

    Një krijesë me formë aliene ka shtangur banorët në një plazh në

    Banori vendas mbeti i habitur sot duke bërë shëtitjen e mëngjesit në një plazh në Queensland në Australi kur gjeti trupin e një krijese të panjohur që kishte dalë në breg, raporton rrjeti vendas news.com.au

    Krijesa e panjohur dukej se kishte katër gjymtyrë, një kafkë në stil zvarraniku dhe një bisht. Ajo u gjet në plazhin Maroochydore Beach nga banori vendas Alex Tan.

    “Pas gjithë atyre që kemi kaluar tani shikoj këtë gjë që del në plazh pas përmbytjeve”, thotë ai. “Këto duart janë vërtet të çuditshme, unë po e quaj alien, po nuk e di ç’mund të jetë”, shton ai në imazhet e postuara online.

    Tan tha se fillimisht besonte se ishte një nga gjitarët karakteristikë australianë ‘posum’ , por më vonë nuk ishte më i sigurtë.

    Për këdo që kishte ndonjë informatë, ai tha se ofronte një pjatë ‘chicken parmigiana’ në barin e zonës.

    Kjo nuk është hera e parë që rrjetet sociale mbeten të shtangur nga krijesa tmerruese që dalin në breg, siç ishte rasti i një peshku gjigant të zi që u nxorr nga deti në një plazh në Kaliforni vitin e shkuar.

    Krijesa u identifikua më vonë si peshku-top i paqësorit që banon në thellësitë më të mëdha të oqeanit dhe ka më shumë se 300 specie.

    Por çështja është se gjetja aktuale nuk duket si krijesë uji.