Ballina Lajme Kreu veprime të turpshme me të miturën, policia vë në pranga 76-vjeçarin...

Kreu veprime të turpshme me të miturën, policia vë në pranga 76-vjeçarin në Tiranë

1

Policia ka reaguar në lidhje me një video e cila ka qarkulluar në rrjet, ku një shtetas kryen veprime të turpshme me një të mitur.

Në njoftim, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale SH.C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, që bën fjalë për një rast denoncimi të një shtetasi që kryen vepra të turpshme ndaj një shtetaseje të mitur, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas transmetimit të pamjeve, menjëherë kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin Sh. C., 76 vjeç, banues në Tiranë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan me inicativë shtetasin Sh. C., për veprën penale “Vepra të turpshme”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët, për bashkëpunimin, dhe i fton që të vazhdojnë të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast paligjshmërie që ata evidentojnë.