tvkombi
tvkombi

KQZ: Të drejtë vote çdo shqiptar që ka jetuar më shumë se 3 muaj pa ndërprerje jashtë vendit

Vendi

Publikuar ne:09:13 - 03/08/2022

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregullat për regjistrimin e zgjedhësve të cilët do të votojnë nga jashtë vendit.  Sipas dokumentit të miratuar nga Komisioni të drejtë vote do të ketë cdo shqiptar që jeton jashtë vendit për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje.

Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, në një vit kalendarik sipas parashikimeve në dispozitat e Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të republikës së shqipërisë”, nga këtu e vijim në këtë vendim i referuar si “votues nga jashtë”, ka të drejtë të votojë atje ku ai ka vendbanimin e tij, pasi të ketë shprehur vullnetin për të votuar, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim, thuhet ne dokumentin e KQZ.

Sipas vendimit procedura për regjistrimin e votuesëve nis jo më vonë se 15 ditë nga data e shpalljes së datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve.

“Procedura për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e votuesve nga jashtë fillon jo më vonë se 15 ditë nga data e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës për zgjedhjet për Kuvendin dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.”, shkruhet në dokument. 

Kërkesa për regjistrimmund të bëhet nga vetë votuesi në faqen zyrtare online apo aplikacionin e KQZ-së.

Ju sugjerojmë