tvkombi
tvkombi

KQZ nuk e regjistroi në zgjedhje,Alibeaj: Vendimi i Celibashit i ndikuar politikisht, askush s’do ta ndalojë PD-në të regjistrohet

Politik

Publikuar ne:19:46 - 14/03/2023

Kryetari në detyrë i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar, lidhur me vendimin e kryekomisionerit Celibashi, për mosregjistrimin e PD-së së drejtuar prej tij, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në reagimin e tij, Alibeaj informon se vendimi do të ankimohet menjëherë të KAS dhe, sipas tij, “askush nuk do të mund ta ndalojë PD-në të regjistrohet”.

“Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.”- shkruan Alibeaj.

/rtsh.al/

Ju sugjerojmë