Ballina Bota Koreja e Veriut, më shumë se 1 milionë persona infektohen me COVID

    Koreja e Veriut, më shumë se 1 milionë persona infektohen me COVID

    1

    Më shumë se një milionë persona janë infektuar me koronavirus në Korenë e Veriut. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë në shpërndarjen e ilaçeve. Ndërkaq BBC raporton se rreth 50 persona kanë ndërruar jetë.

    Një javë më parë Kim Jong Un në një takim urgjent të Byrosë Politike urdhëroi mbylljen e kufijve pas konfirmimit të infektimve me Omicron.

    Koreja e Jugut ka ofruar të dërgojë ndihmë të pakufizuar në Veri nëse kërkohet, duke përfshirë doza vaksinash, punonjës shëndetësorë dhe pajisje mjekësore.