Ballina Vendi Korçë/ Aksident në kopshtin e fëmijëve, rrëzohet një 3-vjeçare, dërgohet në spital

Korçë/ Aksident në kopshtin e fëmijëve, rrëzohet një 3-vjeçare, dërgohet në spital

1

Një vogëlushe 3-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht në ambientet e brendshme të një kopshti në Korçe. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, të qytetit juglindor. E mitura u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

“Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.