Ballina Vendi Kontrolle intensive nga blut e qarkullimit ne Fier/ Ndeshkohen me...

Kontrolle intensive nga blut e qarkullimit ne Fier/ Ndeshkohen me masa administrative 2502 drejtues mjetesh

1

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Janë proceduar administrativisht gjithsej 2502 drejtues mjetesh. Gjatë javës që lam pas, janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. 1094 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 198 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 169 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 430 masa administrative për parakalime të gabuara. Janë pezulluar 118 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 34 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 529 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor. Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.