Ballina Vendi Kontroll ne burgun e Fierit,gjenden disa sende te paligjshme!

Kontroll ne burgun e Fierit,gjenden disa sende te paligjshme!

2

Kontroll në burgun e Fierit, gjendet telefon brenda lavatriçes dhe një mjet prerës! Disa sende të paligjshme janë gjetur në burgun e Fierit, pas një kontrolli të ushtruar nga Forca Operacionale në IEVP Fier. Kontrolli i befasishëm në godinën B të burgut të Fierit ka gjetur një mjet prerës rreth 15 cm të gjatë si dhe shtizë të përshtatur si mjet shpues. Mësohet se kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular, “Nokia”. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.