Ballina Vendi Kongresi i PS, Balla: Diskutim gju më gju, sot të jeni kritikë

Kongresi i PS, Balla: Diskutim gju më gju, sot të jeni kritikë

1

Ka nisur punimet Kongresi i Partisë Socialiste. Janë pesë panele në shesh, ku kanë nisur diskutimet për tema të ndryshme. Si diskutim “gju më gju” e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, kongresin e sotëm. Në panelin  për bujqësinë, Balla kërkoi nga të pranishmit që sot të jenë kritikë.

“Është një bashkëbisedim gju më gju. Jemi të gatshëm të dëgjojmë çdo lloj kritike. Ky shesh të jetë sheshi i debatit më të madh në Shqipëri. Do ju lutesha që mos kini sot asnjë lloj frenimi. Diskutimi duhet të jetë shumë i hapur.  Natyrshëm që një pjesë do të sjellin shqetësime. Por sot dua të them dy fjalë  që i konsideroj të rëndësishme. Dua të kujtoj ku e nisëm në 2013 marrëdhënien e shtetit me bujqësinë. Kem i filluar këtë panel të bujqësisë, atje matanë është paneli i energjisë dhe mes nesh është edhe një panel i të rinjve. Përballë kemi një panel shumë të rëndësishëm për paketën e rezistencën sociale. Kemi edhe një panel tjetër që është një panel me miq të ftuar nga të gjitha trojet shqiptare. Ky kongres ka celur hapësirën e një komunikim të ri”, tha Balla.