Ballina Vendi Konflikti ne Lindjen e Mesme/Irani sulmon konsullaten amerikane ne Irak

Konflikti ne Lindjen e Mesme/Irani sulmon konsullaten amerikane ne Irak

1

Disa raketa kanë goditur Erbilin, kryeqytetin e rajonit autonom kurd në veri të Irakut, raportoi të dielën media shtetërore duke cituar guvernatorin e qytetit.

“Nuk ka viktima apo të plagosur pas shpërthimeve në Erbil”, tha Saman Barzanji, ministër i Shëndetësisë në provincën Kurdistan të Irakut.

Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat, që sulmuan bazën dhe konsullatën amerikane në Erbil të Irakut, janë nisur nga Irani.

Ndërkaq, një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti për agjencinë Retuers, tha se nuk ka viktima në mesin e ushtrisë amerikane pas sulmit në Erbil.

Shtetet e Bashkuara kanë një bazë të madhe ushtarake në Erbil.

“Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane, se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.

Më i rendësishmi prej tyre ishte pikërisht Qaseem Soleimani, i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak