Ballina Lifestyle & Showbiz Konfirmuan ndarjen, Pique dhe Shakira shfaqen në të njëjtin vend, mundohen me...

Konfirmuan ndarjen, Pique dhe Shakira shfaqen në të njëjtin vend, mundohen me çdo kusht të shmangin kontaktin me njëri-tjetrin

1
Jkjh

Pas vitesh martese dhe lidhjeje me njëri-tjetrin, Shakira dhe Gerard Pique i kanë konfirmuar fundin e marrëdhënies së tyre. Ata janë rishfaqur në publik së bashku.

Ish-çifti udhëtoi në Republikën Çeke për të parë djalin e tyre të madh, Milanin, duke konkurruar në një turne bejsbolli. Këngëtarja dhe futbollisti i Barcelonës ndodhen në Hluboká të Republikës Çeke, për të mbështetur Milanin.

Në fotot e turneut në Çeki Shakira shfaqet e qetë dhe mundohet të buzëqeshë dhe të tregojë anën e saj më miqësore ndaj fansave që i afrohen, ndërsa Pique duket pak më larg. Edhe pse janë në të njëjtin vend, ata tentojnë të shmangin kontaktet me çdo kusht.