tvkombi
tvkombi

Kompleksi arsimor “Demokracia”, Rama publikon pamjet nga punimet: Kapacitet prej afro 1 mijë fëmijësh

Lajme

Publikuar ne:09:35 - 28/12/2022

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet e kompleksit arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare. Kreu i qeverisë bën me dije se ky kompleks i cili një kapacitet prej afro 1 mijë fëmijësh, i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz.

Mirëmëngjes dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Ju sugjerojmë