Ballina Vendi Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale,Luan Baçi : Nuk e njohim, do...

Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale,Luan Baçi : Nuk e njohim, do të dështojnë!

1

Rithemelimi është kundër Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, pasi sipas deputet Luan Baçi anëtarët e tyre nuk përfaqësojnë opozitën, por janë një grup deputetësh në shërbim të Edi Ramës. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv të gazetarit Denis Minga, Baçi tregoi hapur votën e tij, e cila ka shkuar kundër këtyre komisioneve.

Baçi shprehet se ky komision do të dështojë, ndërsa shton se 4-5 deputetë të opozitës nuk mund të marrin përsipër të hartojnë reformën zgjedhore dhe territoriale pa mbështetjen e grupit të Berishës, pasi sipas tij ata drejtojnë PD-në.“Normal që do votohej komisioni, unë e kam votuar kundër, nuk e njoh, shumë deputetë nuk e njohin. Ky komision do të dështojë do jetë i pasuksesshëm, nuk mundet që 4-5 deputetë të marrin përsipër të bëjnë reformë territoriale e zgjedhore pa mbështetjen e PD-së. PD nuk drejtohet nga grupi parlamentar, PD ka struktura, ka këshill, kryesi, kryetar dhe janë këta që drejtojnë. Uzurpimi që i kanë bërë drejtimit të grupit parlamentar, bllokimi që kanë bërë në gjykatë me ankimin dhe ndihmesa që iu jep Rama, po ta vinit re debatin e Tabakut dhe Ramën, me të vërtetë e kanë porosi të debatojnë me ta për t’i dhënë mesazh qytetarëve që këta janë opozita dhe ne këta njohim. Është komision një palësh, janë vënë në shërbim të PS-së. Me Çupin sot kam debatuar dhe i kam thënë po bëni gabim që pranoni të përdoreni nga Alibeaj dhe Bardhi. Me çfarë ‘ok’ jeni aty?”, tha Baçi në Repolitix.

Për deputetin socialist Lavdrim Krashi, këto komisone janë të rëndësishëm për veta faktin që ndodhemi një vit para zgjedhjeve vendore.

“Komisioni është i rëndësishëm, në një kohë të rëndësishme, jemi një vit para zgjedhjeve të ardhshme. Qytetarët kërkojnë bashki që tu shërbejnë atyre.  Një ide mund të jetë që mund të jetë 3 bashki gjithë Shqipëria, 12 qarqe, duhet me pas shumë kujdes se një nga mangësitë e ndarjes territoriale të tanishëm që fshatrat e largëta e kanë të vështirë për të marrë shërbime”, tha Krashi.

Kuvendi miratoi sot përbërjen e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale.