Ballina Kulture Komedia e trishtë “Profesionisti” në skenën e teatrit “Bylis” përgjatë fundjavës me...

Komedia e trishtë “Profesionisti” në skenën e teatrit “Bylis” përgjatë fundjavës me regji të Dritan Boriçit.VIDEO

3

Një sallë e mbushur me spektatorë që shpërthyen me duartrokitje të merituara në interpretimin e komedisë “Profesionisti” që shënoi shfaqjen e parë të saj në këtë fundjavë. E zgjedhur skena e teatrit “Bylis” nga regjisori i veprës aktori i talentuar dhe regjisori Dritan Boriçi kjo vepër ka marrë vlerësimin e ngrohtë të spektatorit fierak të mësuar tashmë me lojën e tij prej vitesh në këtë skenë.

“Profesionisti” është një komedi e trishtë, e zezë e Dushan Kovaçeviç që trajton një nga temat më të nxehta të shoqërisë shqiptare. Hapja e dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit mbetet ende sfidë për popullin shqiptar, edhe kur kanë kaluar dekada që nga rënia e regjimit komunist.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për vitet e kaluara në TV Kombi si regjisor i mjaft emisioneve të mirëpritura në ekranin e tij, vetë Boriçi ka adresuar një ftesë të veçantë për bashkëshortët Rrapo dhe Hirush Gjata të cilët e kanë ndjekur me kënaqësi, por edhe e kanë përgëzuar për arritjet e tij të mëtejshme.

Ashtu si dhe iu bëri të ditur në spotin promocional aktori dhe regjisori Dritan Boriçi ku ka ftuar bashkëqytetarët e tij të jenë të pranishëm në sallën e teatrit “Bylis” ata kanë marrë emocione të rralla gjatë interpretimit të kësaj komedie. Komedia është përkthyer nga Timo Flloko dhe në skenë ngjit Ligoraq Riza, Dori Çaushi etj./Tv Kombi/