Ballina Bota Kjo eshte Sana Marin, kryeministrja e bukur e Finlandës që u rrit...

    Kjo eshte Sana Marin, kryeministrja e bukur e Finlandës që u rrit me dy nëna!?

    1

    Sana Marin: Jeta e një kryeministreje që nuk dëshiron të quhet modele. Socialdemokratja 36-vjeçare, Sana Marin, e cila mori pushtetin në dhjetor 2019, ka zgjedhur të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë me të gjithë

    Kryeministrja 36 vjeçare e Finlandës, Sana Marin ndodhet sot në fqinjin tonë Greqi ku foli për mundësinë e anëtarësimit të Finlandës në NATO. Ajo  ka sqaruar se nuk do të japë asnjë lloj afati se kur do të vendosë nëse do të aplikojë përfundimisht për anëtarësim në NATO.

    36-vjeçarja socialdemokrate – e cila mori frenat e pushtetit në dhjetor 2019- ka zgjedhur të jetë e qartë me të gjithë ndërsa thotë se nuk e konsideron veten model për të tjerët.

    E ndërkohë, homologët e saj dhe qytetarët e Finlandës, shpesh e fajësojnë atë për vendimet e saj.

    Po kush është kryeministrja më e re në botë, e cila është rritur me dy nëna dhe është bërë kopertinë në Times?

    Sana Marin tregon se fëmijëria ka ndikuar shumë në prioritetet e saj politike. Ajo u rrit me nënën dhe partnerin e saj dhe thotë se kjo familje i tregoi asaj rëndësinë e barazisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

    Në një intervistë në vitin 2015, Marin thoshte se si fëmijë ndihej e padukshme pasi nuk mund të fliste hapur për strukturën e familjes së saj.

    “Ishte diçka për të cilën nuk mund të flisje. “Kjo u bë e mundur vetëm pas vitit 2000”, tha ai për “Me Naiset”.

    Por kjo familje e ndihmoi atë të formonte imazhin e saj për botën. “Për mua njerëzit kanë qenë gjithmonë të barabartë. Nuk është çështje mendimi. Ky është themeli i gjithçkaje.”

    Sana Marin ka lindur në Helsinki në vitin 1985 dhe ka jetuar në disa qytete në Finlandë përpara se familja e saj të transferohej në Tampere. Pavarësisht moshës së saj të re, kryeministrja dhe ministrja aktuale e Transportit e Finlandës ka marrë reputacionin e një politikaneje të ashpër, duke folur drejtpërdrejt që kur ishte ende e re, raporton noa.al duke cituar BBC.

    Sana Marin i ngjiti shpejt shkallët e pushtetit. Ajo hyri në politikë në moshën 27-vjeçare, si kryetare e këshillit të qytetit të Tampere. Ajo u zgjodh deputete për herë të parë në moshën 30-vjeçare.