Ballina Lajme Kjo është e dashura që dyshohet se plagosi me armë Vali Corleonen

Kjo është e dashura që dyshohet se plagosi me armë Vali Corleonen

1

Kosovë- Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në Gjilan të Kosovës. Si pasojë e këtyre të shtënave, i plagosur mbeti  Valdrin Sylejmani i njohur me emrin Princ Vali Corleone, sipas burimeve të medieve dhe Policisë.

Policia e Kosovës e  ka konfirmuar rastin në fjalë dhe ka vënë në dukje se ka arrestuar personin që qëlloi ndaj Sulejmanit, një vajzë 22-vjeçare. Sipas lajmi.net, e dyshuara në këtë rast është Anita Syla, e cila ka bashkëjetuar me të riun që plagosi. Asaj iu konfiskua një pistoletë me 40 fishekë.

Anita Syla, bërë e njohur nga bashkëjetesa me të ashtuquajturin Vali Corleone, shpesh herë kishte publikuar pamje edhe nga shtëpia e viktimës, video ku shihej edhe Vali.

Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngrihet akuza  “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të mbahet në paraburgim për 48 orë, ndërkohë që Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit. (noa.al/M.D)