Ballina Lajme Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, shpëtohen dy turistët e...

Kishin mbetur të bllokuar në malin e Jezercës, shpëtohen dy turistët e huaj

3

Dy turistë janë shpëtuar nga efektivët e kërkim-shpëtimit pasi ishin bllokuar në malin e Jezercës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes Niko Peleshi, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se turistët e huaj kishin mbetur të bllokuar në lartësinë 2500 metër në malin e Jezercës për shkak të motit të keq.

Sipas ministrit, ata janë shpëtuar me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësorë.

 “Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shkruar ai./Opinion.al