Ballina Vendi Kinematografia shqiptare uron në ditën e lindjes,aktorin dhe regjisorin e teatrit...

Kinematografia shqiptare uron në ditën e lindjes,aktorin dhe regjisorin e teatrit “Bylis”Klajdi Marku

1

Aktori dhe Regjisori Kljadi Marku lindi ne Fier më 26 qershor.Mbaroi studimet në Institutin e Lartë të Arteve,dega aktrim,me 1991 dhe me pas nisi punë si aktor dhe regjisor në teatrin “Bylis”.Luajti në mjaft drama e komedi role te dyta e kryesore,si tek “Njeriu eshte njeri”e F.Miterer,”Dete Helmi” e T.Lacos,”Krim e ndeshkim” sipas romanit të Dostojevskit,”Pse” dramatizim i romanit te S.Spases,Kercuri e P.Kulles,”Ruleti Ballkanik”,”Fqinjet” e Ruzhdi Pulahes,”I Burgosuri” i katit te 15-te!Tartufi” e Molierit,”Kush më ka faj që jam shqiptar” e Enver Petrovic.

E po kesaj natyre ishte dhe figura e ndertuar me kujdes e maturi Iogjike me monodramën “Dhuna” të Eduardo Pavllovski.Marku ka qën interesant dhe në zhanrin e komedise ku spekati ne tri role në tri komeditë e shkruara ne Kristo Floqit: “Zi e me zi” në rolin e bufit “Akrobolleqet” në rolin e deputetit dhe”Vellazeri e interes” në rolin e Mitit.Gershetimet e planeve psikologjike me ato humoristike brenda një stili realist,ku spikat vertetesia e hollesive,sjellja e mevetsishme ,pershtatja e cliret, kundrejt personazhit nje sens ironie e lehte,u pane te roli i Aleksit ne pjesen “Para se gjithash teksti”te Doru Nococ,2006 me te cilin u vlersua nder kater me te miret nga Akademia “Kult”