tvkombi
tvkombi

Kim Kardashian paditet për mashtrim 40 milionë dollarësh

Showbiz/Lifestyle

Publikuar ne:19:02 - 28/09/2022

Kim Kardashian dhe Scott Disick janë paditur pasi dyshohet se kanë mbajtur një dhuratë të premtuar publikut, por pa e dhënë si çmim në këmbim të marrjes pjesë në një lotari “sociale” . TMZ ka avancuar më tej me informacionin, duke zbuluar se ata janë paditur për 40 milionë dollarë mbi promovimin e çmimeve luksoze në Instagram.

Sipas padisë në grup, ata krijuan një lotari ku fituesi do të merrte 100.000 dollarë dhe 2 bileta të klasit të parë për në Los Angeles. Fituesi do të qëndronte gratis 3 netë në Beverly Hills dhe mund të bënte blerje si Kim Kardashian.

Padia pretendon se kjo lotari e vitit 2020 ishte një mashtrim. Ankuesit pretendojnë se qëllimi i vërtetë i të ashtuquajturës lotari ishte që të famshmit të punonin me një kompani australiane që po ashtu është paditur, për t’u shitur informacione personale reklamuesve.

Në padi thuhet se janë shpallur fituesit, por llogaritë në Instagram të “fituesve” janë bërë private me shpejtësi dhe paditësit kërkojnë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Tani, paditësit kërkojnë 40 milionë dollarë dëmshpërblim.

Sipas burimeve të lidhura me kompaninë organizatore të lotarisë, të gjithë fituesit janë legjitimë dhe kanë marrë çmimet e tyre. Përveç kësaj, kompania siguron që ka dokumentacionin e duhur për ta vërtetuar këtë.

Sipas padisë, njerëzit që hynë në lotari “u pushtuan nga qindra reklamues, disa prej të cilëve dërgonin përmbajtje potencialisht fyese dhe të padëshiruar nga paditësit”. Ata pretendojnë se i organizuan lotaritë për t’iu shitur të dhënat personale të pjesëmarrësve reklamuesve.

Nga ana tjetër, ankuesit theksojnë se shorti u organizua nga Scott në IG-në e tij dhe u promovua nga influencues të ndryshëm, përfshirë Kim, Kendall Jenner, Kris Jenner, Kylie Jenner, Khloe Kardashian, Kourtney Kardashian, Sofia Richie, Gretchen Christine Rossi dhe Christine Quinn.

Ju sugjerojmë