Ballina Lajme Keta jane babe e bir qe u vranë në pritë në banesën...

Keta jane babe e bir qe u vranë në pritë në banesën e tyre të djegur ne Shkoder

10

Këta janë babë e bir nga fshati Bruçaj i njësisë Pult të Dukagjinit që janë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme.

57-vjeçari Gjokë Gurra dhe djali i tij Eduart Gurra, rreth 30 vjeç u ekzekutuan në pritë, teksa kishin shkuar për të parë banesën e tyre të djegur në fshatin Bruçaj pasi jetonin në Shkodër.

Banesa ishte djegur vetëm një natë më parë nga persona të paidentifikuar, me sa duket në një krim të planifikuar më herë me detaje. Ata janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë vdekur në vend. I riu ishte baba i dy vajzave.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa në Shkodër janë vendosur patrulla në pikat hyrëse dhe dalëse.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta  janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë  për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.