Ballina Vendi Kerkoje vite me pare te legalizohej kanabis,Koco Kokdhima:Kanabis eshte nje bime e...

Kerkoje vite me pare te legalizohej kanabis,Koco Kokdhima:Kanabis eshte nje bime e mrekullueshme e ka bekuar zoti

1

 Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima ka folur sërish për tezën që ka propozuar vite më parë, legalizimin e kanabist për qëlime mjekësore. I ftuar në studion e “Log”, Kokëdhima ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.

Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, por e bekuar nga Zoti e se ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.

“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme,”- tha Kokëdhima.