Ballina Vendi Kërkoi distancimin nga ish-kreu i PD, Alibeaj i përgjigjet Grida Dumës: Nuk...

Kërkoi distancimin nga ish-kreu i PD, Alibeaj i përgjigjet Grida Dumës: Nuk ia kthej kurrizin Lulzim Bashës!

1

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur kërkesës së deputetes Grida Duma, e cila ka kërkuar distancimin e Alibeajt nga ish-kreu i PD Lulzim Basha.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa për BalkanWeb, në mbledhjen e djeshme mes disa prej deputetëve demokratë, Alibeaj ka deklaruar se nuk do ti kthejë kurrizin Bashës, dhe ka shtuar se ky i fundit nuk ka impakt në grupin e PD.

“Unë jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë ti kthesh kurrizin tjetrit. Unë nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashës. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen”, është shprehur Alibeaj.

(BalkanWeb)