Ballina Lajme Kërkohej nga Belgjika, shqiptari bie në prangat e policisë greke

Kërkohej nga Belgjika, shqiptari bie në prangat e policisë greke

1

Një shqiptar i shpallur në kërkim në Belgjikë është arrestuar ditën e sotme nga pala greke në Kakavijë, teksa tentonte të kalonte kufirin për t’u futur në Shqipëri.

Sipas komunikatës së policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.

Ai do të paraqitet në Prokurorinë e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.