Ballina Vendi Kërcënoi gruan dhe djalin në Elbasan,vihet ne pranga 52-vjecari. I gjendet një...

Kërcënoi gruan dhe djalin në Elbasan,vihet ne pranga 52-vjecari. I gjendet një pushkë e fshehur në mur

1

Vendoset në prangat e policisë një burrë që ushtroi dhunë psikologjike dhe kanosi bashkëshorten dhe djalin e tij në Elbasan.

Policia e Elbasanit arrestoi B. P. 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia dhe Prokuroria Elbasan kishte dyshime se 52 vjeçari mbante armë në shtëpi dhe për disa ditë ushtroi kontroll të imtësishëm në banesë.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arme zjarri pushkë, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në murin përreth shtëpisë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Shtetasi B. P. është aktualisht në institucionin e paraburgimit në Bradashesh, Elbasan.