Ballina Kuriozitete Kenia, vritet luani më i vjetër në botë

Kenia, vritet luani më i vjetër në botë

0

Luani më i vjetër në botë ka ngordhur pasi është qëlluar me shtiza nga barinjtë në Kenia. Autoritetet në Kenia kanë bërë të ditur se luani Loonkiito, i cili ishte 19 vjeç, ngordhi në fshatin Olkelunyiet të mërkurën mbrëma pasi kishte pre e sulmeve të barinjve.

Grupi i ruajtjes së botës së egër “Lion Guardians” tha se ai ishte “luani mashkull më i vjetër në ekosistemin tonë dhe ndoshta në Afrikë”.

Shumica e luanëve jetojnë deri në 13 vite në natyrë. Zëdhënësi i Shërbimit Kenia Wildlife (KWS) Paul Jinaro i tha BBC-së se luani ishte i vjetër dhe i brishtë dhe endej në fshat në kërkim të ushqimit.

Jinaro nuk mundi të konfirmonte nëse ai ishte luani më i vjetër në vend, por vuri në dukje se ai ishte “shumë i vjetër”.

Grupi “Lions Guardians” i drejtuar nga Maasai punon për të ruajtur popullsinë e luanëve në Parkun Kombëtar Amboseli. Ai tha se fundi i një thatësire “shënohet zakonisht me rritjen e konflikteve mes njerëzve dhe luanëve pasi preja e egër rikuperohet dhe bëhet më e vështirë për t’u gjuajtur”. .

“Në dëshpërim, luanët shpesh kthehen për të ngrënë bagëtitë” tha ai.

Ai shtoi se vrasja e Loonkiitos ishte një “situatë e vështirë për të dyja palët, për njerëzit dhe luanin”, dhe e cilësoi atë si “një simbol të qëndrueshmërisë dhe bashkëjetesës”.

Paula Kahumbu, një konservatore e kafshëve të egra dhe shefe ekzekutive e ËildlifeDirect, tha se vrasja e luanit ishte e dhimbshme dhe bëri thirrje për masa për të mbrojtur kafshët e egra në vend.

Kjo është pika e thyerjes për konfliktin njerëzor-botë e egër dhe ne duhet të bëjmë më shumë si vend për të ruajtur luanët, të cilët po përballen me zhdukjen”, tha Kahumbu për BBC.

Jetëgjatësia mesatare e një luani është rreth 13 vite në natyrë, megjithëse ata mund të jetojnë shumë më gjatë në robëri.

/rtsh.al/