Ballina Bota Kreu i opozitës serbe akuzon Aleksandër Vuçiçin për tradhëti:‘Ke pirë birra me...

    Kreu i opozitës serbe akuzon Aleksandër Vuçiçin për tradhëti:‘Ke pirë birra me Kurtin në Berlin’,

    1

    Ish -kryediplomati dhe politikani serb, Vuk Jeremiç, që drejton Partinë Popullore në Serbi, pas një sulmi nga mediat e Vuçiq në lidhje me Kosovën, ka zgjedhur t’ia kthejë Presidentit serb duke thënë se gjatë qëndrimit në Berlin bashkë me kryeministrin Kurti dhe presidenti Vuçiq, e kanë vazhduar natën në një bar në Berlin ku sipas tij kanë konsumuar edhe birra.

    Jeremiç ka pyetur në Twitter se për çfarë kanë biseduar dy liderët në një bar në Gjermani pas darkës me Lajcak.

    “Natën e kaluar, dy politikanët e shquar të Ballkanit[Kurti dhe Vuciq] pas darkës me Emisarin e BE-së, shkuan për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije shokëve. Për çfarë folën ata?”, ka shkruar Jeremiç.

    Vuk Jeremiq e Aleksander Vucic kanë pasur përplasje të shumta përgjatë viteve.

    Vucic thotë se Jeremiç e ka shitur Kosovën, pas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e Kosovës, kjo pasi Jeremiç në cilësinë e ministrit të Jashtëm kishte insistuar që shpalljen e pavarësisë së Kosovës ta sfidojë në GjND.

    Vitin e kaluar, Jeremiç së bashku me disa politikanë opozitarë ishin konfrontuar verbalisht me presidentin Vucic në pallatin presidencial, incident ky që kishte bërë bujë të madhe pas pamjeve që ishin publikuar nga kacafytja mes tyre