Ballina Vendi Katër aplikime për impiante me energji diellore, dy prej tyre do të...

Katër aplikime për impiante me energji diellore, dy prej tyre do të ndertohen në Fier

1

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se kanë mbërritur 4 aplikime të reja për ndërtimin e impianteve fotovoltaikë, 2 prej te cilave ne Fier.

Sipas MFE-së, tre prej tyre janë me kapacitet të instaluar deri në 2MW ndërkohë që një aplikim tjetër rezulton për një impiant me kapacitet 8 MW.

Shoqëria Parisol sh.p.k. ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 MW, në fshatin Grykë, njësia administrative Topojë, bashkia Fier, qarku Fier.

Shoqëria “G.S.K” SH.P.K. për një impiant 2MW në Zonën Kadastrale 3038, bashkia Fier, qarku Fier.

Ndërsa bashkimi i “H&E ENERGY” SH.P.K dhe “ALBSOLAR” SH.P.K kanë shprehur interesin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 MW, në Zonën e Bisht Kamzës, njësia administrative Katund i Ri, bashkia Durrës, qarku Durrës.