Ballina Vendi Katania në zi/ Përcillet për në banesë e fundit 5-vjeçarja që u...

Katania në zi/ Përcillet për në banesë e fundit 5-vjeçarja që u vra nga nëna. Mesazhi i fortë i kryepeshkopit

1

Qyteti i Mascalucias, në Katania është sot në zi, në ditën e varrimit të Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare, e cila u vra mizorisht nga nëna e saj, Martina Patti. Flamujt janë ulur në gjysmështizë të gjitha zyrat komunale për të nderuar vogëlushen. Dyqane, organizata politike, shoqërore e prodhuese dhe shoqata sportive u ftuan të merrnin pjesë në ceremoninë mortore

Funerali u mbajt nga katedralja në Katania, ndërsa ceremonia u udhëhoq nga Kryepeshkopi Luigi Renna i cili tha: “Lërini fëmijët të kthehen në qendër të jetës sonë. Le të mos i vrasim me gurë nënat e tyre”.

Predikimi i kryepeshkopit – Hyrja në katedrale e arkivolit të vogël të bardhë me lule të bardha u përshëndet nga një duartrokitje të gjatë nga njerëzit që u ngritën në këmbë. Riti i varrimit u drejtua nga Kryepeshkopi Metropolitan i Katanias Luigi Renna, i cili u lut duke vendosur dorën mbi arkivolin e vogël.

“Fjala e fundit për të gjithë ne që si gjyqtarë jemi gjithmonë gati të vrasim me gurë dikë që ka gabuar. Lexova në një mur në qytetin tonë, pranë Kishës së Dashurisë Hyjnore, një fjali që kërkonte prehje të përjetshme për Elenën dhe mundim i përjetshëm për nenën e saj. Mendoj se Elena e vogël nuk do te ishte dakord me ato fjalë si çdo fëmijë. Dhe ju prindër mos ua mësoni fëmijëve tuaj dhunën e fjalëve as ne rrjetet sociale dhe as ne mure. Një fëmijë, ai që ka vendosur Jezu Krishti në qendër, nuk është në gjendje të konceptojë hakmarrje, karrige elektrike, trekëmbëshe mediatike dhe nëse i mëson këto, i mëson nga ne. Fëmijët janë “të pastër në zemër” thotë Jezus Krishti dhe nuk dinë të marrin as armë e as të rrëmbejnë gurë”, ky ka qenë mesazhi i fortë i kryepeshkopit.