Ballina Lajme Kapet me drogë dhe rreth 12 000 € të padeklaruara arrestohet, 41-vjeçari...

Kapet me drogë dhe rreth 12 000 € të padeklaruara arrestohet, 41-vjeçari turk me identitet të rremë

1

Një 41-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Durrësit, pasi tentoi të hyntë në Shqipëri me kanabis, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportë të falsifikuar.

Nga verifikimet ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, ishte e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, i cili akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 “Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë ndaluar për kontroll më të detajuar një 41-vjeçar, pasi kishin dyshime se kishte paraqitur pasaportë të falsifikuar.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në bagazhet e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, rreth 12 000 euro të padeklaruara dhe pasaportën origjinale të 41-vjeçarit me shtetësi turke, me gjeneralitete A. T.

Nga verifikimet e mëtejshme, ka rezultuar se pasaporta spanjolle që kishte paraqitur ky shtetas, gjatë kryerjes së proceduare në PKK Port Durrës, ishte e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 41 vjeç, banues në Barcelonë, Spanjë, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”-njofton policia.