Ballina Vendi Konfliktet e pronësisë ngujojnë tre gra brenda një dyqani në Vlorë,...

Konfliktet e pronësisë ngujojnë tre gra brenda një dyqani në Vlorë, kërcënojnë se do të vetflijohen, me bombul gazi!

1

3 gra janë ngujuar brenda në dyqani në lagjen 10 korriku pranë një karburanti.

Me vete kanë marrë një bombol gazi dhe kërcënojnë për vetëflijim.

Arsyeja është një konflikt me pronën dhe konflikte gjyqësore të mbartura ndër vite.

3 kryefamiljaret pretendojnë se shtëpitë me dokumente të rregullta ia kanë dhënë një ndërtuesi para 10 vitesh, por nuk kanë përfituar asgjë.

Ende nuk ka detaje të tjera nga ngjarja.