Ballina Vendi Kandidati i “Shtepise se Lirise” nepermjet nje statusi ne facebook, falenderon te...

Kandidati i “Shtepise se Lirise” nepermjet nje statusi ne facebook, falenderon te gjithe qytetaret per mbeshtetjen,qe i kane dhen gjate fushates elektorale

2

Kandidati i “Shtepise se Lirise” Elton Bano,nepermjet nje statusi ne facebooke ka falenderuar te gjithe qytetaret, qe kane mar pjese ne takimin e mbyllje se fushates elektorale ne Lushnje.Ja cfare thote Elton Bano ne statusin e tij te pak minutave me pare!?

Të nderuar bashkëqytetar,Falenderoj pëzemërsisht secilin prej jush që dje na u bashkua në festën e madhe të demokracisë, që po paraprin ndryshimin e shumëpritur në Lushnjen tonë.Falenderoj përzemërsisht të gjithë të rinjtë e të rejat, burrat dhe gratë që u bënë pjesë e kësaj fushtate model ku në thelb qëndroi parashtrimi i një alternative bindëse e jo përbaltja politike.Në thelb të fushatës tonë qëndroi paraqitja e një programi real e jo sulmi personal.Në thelb të fushatës tonë qëndroi gjithmonë njerzorja.Jam krenar që së bashku me bashkëpuntorët e mi dhe të gjithë përkrahesit përfunduam këtë rrugëtim me dinjitet pa u munduar të ndricojmë duke errësuar kundërshtarët, pa u bërë pre e provokimeve të askujt.Gjatë këtyre ditëve, shpresën për ndryshim e kam parë kudo, në çdo fytyrë e në çdo shtrëngim dore, në çdo shtëpi ku kam hyrë e ne çdo dyqan që kam shkelur.Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se besimi juaj e ndaj unë angazhohem maksimalisht ta përkthej atë në interes e zhvillim të qytetit tonë duke qënë zëri i të gjithë qytetarëve të Lushnjes pa dallim.Në këtë fushatë, marshimi ynë njohu kulmin. Jemi munduar të mos lëmë askënd pa takuar e pa ftuar të bashkohet me ne, të bashkohet me ndryshimin që po vjen.Ky mandat është i shkurtër një vjeçar por i mjaftueshëm për një fillim të mbarë,i mjaftueshëm për ti thënë ndal shkëputjes midis pushtetit dhe qytetarëve,që e kanë zgjedhur atë.Unë nuk do t’ju zhgënjej, do të jem me ju kudo e kurdoherë.Jam një prej jush sot e do të mbetem i tillë edhe në drejtitimin e bashkisë nesër.��Ju premtoj se ne cilesinë e kryetarit dera ime do të jetë e hapur për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi pa asnjë dallim politik.�Ne nuk duhet të jemi vezhgues në momente si ky, ndaj ju ftoj që me 6 Mars secili të tregojë dashurinë ndaj Lushnjes, duke votuar.Së bashku do të jemi krenarë me ndryshimin që do të ndodhë në Lushnjen tonë.#votoninumrin3Shpresë, ndryshim, fitore!