Ballina Vendi Kandidati i PD per Lushnjen:Qyteti ka nevoje per drejtim te ri!

Kandidati i PD per Lushnjen:Qyteti ka nevoje per drejtim te ri!

2

Kandidai i Partisë Demokratike në Lushnjë, për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Indrit Sefa, thekson se qyteti ka nevojë për një drejtim të ri, me ndershmëri, përkushtim dhe vullnet.

Sefa thekson se në këtë garë ka vënë në shërbim të Lushnjës ndershmërinë, përkushtimin dhe vullnetin për ta bërë qytetin më të mirë.

Bashkëqytetarët e mi janë frymëzim për të punuar më shumë dhe më mirë për Lushnjën. Në lagjen “Skënder Libohova” ndava me ta bindjen se qyteti ynë ka nevojë për një drejtim të ri, të orientuar nga e reja, nga qytetaria, nga domosdoshmëria për t’i trajtuar të gjithë njësoj. Në këtë garë kam vënë në shërbim të Lushnjes ndershmërinë, përkushtimin dhe vullnetin për ta bërë qytetin tonë më të mirë.”-shkruan Sefa ne rrjete sociale.

Sot, më 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.