Ballina Lajme Politike Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Evdar Kodheli gjatë takimit me qytetarët e...

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Evdar Kodheli gjatë takimit me qytetarët e lagjes “1 Maj” ka marrë problematikat e tyre dhe ka shpalosur pika të platformës elektorale.

2

 

Në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 14 majit kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Evdar Kodheli është takuar me qytetarët e lagjes “1 Maj” në qytetin e Fierit. Në këto takime kandidati Kodheli ka marrë mendimet e qytetarëve për gjendjen aktuale në të cilën ata jetojnë e punojnë në këtë qytet. Së bashku me grupin e punës në çdo takim që ata kanë zhvilluar me banorët kanë dëgjuar problematikat reale dhe kanë dalë në konkluzionin që hallet prej vitesh janë ulur këmbëkryq në shtëpitë e tyre.

Në postimin që është bërë me këtë rast në faqen zyrtare të Partisë Demokratike të degës së Fier bëhet e qartë se ata kanë marrë mbështetjen duke i parë si shpresën e vetme dhe me besimin se në 14 maj do të largojnë këtë regjim që i ka zhytur në fukarallëk, por dhe u ka larguar fëmijët përtej Shqipërisë. “Regjimi Rama ka për qellim ta shpopulloj Shqipërinë dhe shqiptarët të enden rrugëve të botës si emigrant paatdhe.

Kandidati i koalicionit Evdar Kodheli pati mundësinë të shpaloste disa pika të rëndësishme të programit tij, standardet për tregtimin e produkteve, siguri për konsumatorin dhe uljen e çmimeve si dhe mbështetjen e prodhuesit vendas. Ai ka pohuar se në platformën e tij parashikohet transport publik falas, mbështetje të biznesit vogël e të mesëm gjë që u mirëprit me interes nga të gjithë qytetarët që takuan.

/Tv Kombi/