Ballina Lajme Politike Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli nga njësia administratave Cakran ka...

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli nga njësia administratave Cakran ka akuzuar qeverisjen e deritanishme për mungesë të theksuar të vëmendjes së pushtetit lokal.

1

Pas përfundimit të takimeve që ka zhvilluar me banorët e njësisë administrative të Cakranit kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” Edvar Kodheli ka bërë një postim medietik në të cilin është shprehur për problematikat e evidentuara në qendrën e njësisë administrative të saj. Ai shkruan: “Njësia administrative Cakran lëngon nga keqqeverisja dhe nga investimet fasadë me të cilat është abuzuar ndër vite, duke mos qenë transparente.

Kështu është shprehur kandidati i koalicionit “ Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fierit Evdar Kodheli teksa është ndalur këtë të enjte në Cakran , në kuadër të turit të takimeve me qytetarët. Kodheli ka pohuar se kjo zonë vuan mungesën e theksuar të vëmendjes së pushtetit lokal , duke e lënë tërësisht në harresën e investimeve.

Pa diskutim që e gjithë përgjegjësia bie mbi drejtuesin aktual të Bashkisë , i cili me investimet propagandistike , po përpiqet tu hedhë hi syve njerëzve të dashur e punëtorë të Cakranit të cilët plot shpresë i kanë kthyer sytë te ndryshimi i 14 Majit për ti dhënë fund këtij standardi mizerie të administrimit dhe menaxhimit të njësisë administrative.

Pas datës 14 Maj ,të gjithë bashkë do ti përvishemi punës për zgjidhjen e të gjitha problematikave që po e bëjnë jetesën e banorëve të padurueshme dhe shpopullimin e zonës të paevitueshëm. Pas 14 Majit të gjithë do të jemi bashkë 24 ore në shërbim të komunitetit për ti siguruar atij ndryshimin e shumëdëshiruar”- ka thënë Kodheli teksa ka marrë dhe premtimin e banorëve për mbështetje të plotë në 14 Maj.

/Tv kombi/