Ballina Lajme Politike Kandidatët e Alibeajt në zgjedhjet lokale, Berisha: Çdo emër që del është...

Kandidatët e Alibeajt në zgjedhjet lokale, Berisha: Çdo emër që del është i Edi Ramës

1

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit foli lidhur me kandidatët që mund të dalin nga grupimi i Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se çdo kandidat që mund të dalë nga Enkelejd Alibeaj, do të jenë emra të dalë nga kryeministri Edi Rama.

“Çdo kandidat që del gjoja është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër 1 të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por edhe si njeriun që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime. PD është në të drejtën morale, kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur”, tha Berisha.